Sakja: Kryeministri të mos i shohë bashkitë sipas ngjyrave, liqeni që rrezikon investimet në bregdet

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku u Kavajës, Isa Sakja i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se qeveria nuk duhet t'i shikojë bashkitë në bazë të ngjyrave partiake. Ai paraqiti si shqetësim çarjen e digës së liqenit të Maskurisë, duke e konsideruar si rrezik për të gjithë zonën bregdetare.

Sakja: Unë do të doja që qeveria të mos i shihte bashkitë nga ngjyra e kryetarit të bashkisë. Në momentin e përmbytjeve, pothuajse e gjithë qeveria përjashtuar këtu kryeministrit Rama, kanë ardhur në liqenin e Maskurisë për të parë çarjen që ka pësuar diga. Liqeni është një rrezik konstant për gjithë investimet në zonat e bregdetit. Ne nuk mund të kujtohemi në tetor apo nëntor kur të fillojnë shirat dhe të fillojë të ulërasë kryeministri ministrave dhe të veshin çizmet dhe të shkojnë tek liqeni për të bërë foto.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sakja-kryeministri-te-mos-i-shohe-bashkite-sipas-ngjyrave-liqeni-qe-rrezikon-investimet-ne-bregdet

Share This Video


Download

  
Report form