Ora News - Zhvlerësimi rekord, Sejko: Banka e Shqipërisë do ndërhyjë në treg për të blerë euro

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Euro ka shënuar një rënie me 10 pikë prej janarit të këtij viti, kur këmbehej me 134 lekë. Por duke nisur nga zhvlerësimi i fortë në ditët e para të qershorit, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyj në treg për të mbajtur situatën në kontroll.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në prezantimin raportit të politikës monetare u shpreh se ndërhyrja në këto momente ishte e domosdoshme për shkak të ndikimit të fenomenit në normën e inflacionit.

Sejko: Kjo është një ndërhyrje për blerjen e valutës në tregun valutor në mënyrë që të frenohet përshpejtimit të mëtejshëm i mbiçmimit të kursit të këmbimit, i cili është konstatuar se ka pasur ritme të shpejta gjatë muajit maj, që ka dalë përtej parametrave dhe kritereve që ne kemi në monitorimin e një tregu të lirë të regjimit të kursit të këmbimit.

Kreu i bankës Qendrore përmendi tre arsyet që sipas tij kanë ndikuar në zhvlerësimin e euros kundrejt monedhës kombëtare lekut

Sejko: Këto pritje janë shkaktuar nga informacioni për rritje të ofertës valutore, kryesisht në përgjigje të konvertimit të pritur të kapitalit nga disa banka të sistemit, të disbursimit të një kredie në valutë në favor të një kompanie publike, si dhe të pritjeve për një sezon të mirë turistik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/renia-drastike-e-euros-banka-e-shqiperise-nderhyn-ne-treg-duke-blere-valute

Share This Video


Download

  
Report form