Ora News - Tropoja çel sezonin veror, shton kapacitetet akomoduese

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me Valbonën si kurore të bukurive natyrore dhe ftesën për të vizituar bjeshkët, Tropoja çeli zyrtarisht sezonin turistik veror.

Vitin e kaluar Tropojën e vizituan rreth 80 mijë turistë, shifër që këtë sezon të ri pritet të arrijë në 100 mijë, ndaj drejtuesit e vendorë, banorët dhe bizneset thonë se i kanë marrë të gjitha masat.

Në zonat turistike janë shtuar kapacitetet akomoduese, ndërsa synimi mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve për të tërhequr dhe për të lënë të kënaqur turistët

Organizatore: "Ajo çfarë ne na kërkohet është të ofrojmë një cilësi shërbimi shumë herë më të mirë në mënyrë që të thithim turistët tonë."

Ceremonia bëri bashkë drejtuesit vendorë, të zgjedhurit dhe të ftuar të shumtë nga Shqipëria e Kosova.

Aktivitetet përfunduan me një koncert me këngë e valle të zonës dhe një panar me veshje e gatime tradicionale të Tropojës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tropoja-cel-sezonin-veror-shton-kapacitetet-akomoduese

Share This Video


Download

  
Report form