Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kishe katolike u tentua të digjet mbrëmjen e kaluar në Durrës. Persona ende të paidentifikuar i vunë flakën derës kryesore të objektit të Kultit që ndodhet në zonën e Kënetës duke përdorur benzinë. Famulltari i Kishës e cilësoi një akt barbar, ndërsa Policia e Durrësit thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Zjarrvënia në derën e kishës katolike të ?Shën Dominikut? në zonën e ish-Kënetës në Durrës ishte akt i qëllimshëm.
Autorët ende të paidentifikuar e kanë lyer derën kryesore të Kishës me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën.
Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa dera që digjej është evidentuar nga punonjësit e kishës.
Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që sic duket dëmtoi derën kryesore dhe disa materiale brenda objektit të kultit
Famulltari Bernard Caurana e konsideroi ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë.
Famulltari Bernard Caurana: Ne jemi në këtë vend për të ndihmuar, ky është një akt shumë i shëmtuar. Nuk kemi idenë pse mund të jetë vënë zjarri, është zjarrvënie e qëllimtë
Ngjarja ndodhi gjatë natës, për motive që mbeten ende të panjohura ashtu si edhe autorët e zjarrvënies për të cilën policia e Durrësit ka nisur një hetim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nje-kishe-ne-durres-perfshihet-nga-flaket