Ora News - Prag tragjedie në Lezhë, masivi shkëmbor bie mbi autobus, plagosen dy vajza

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vajza mbeten të plagosura, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga një masiv shkëmbor që u shkëput nga mali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit të së merkures në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin pranë Knalles.

Guret të cilët rrëshqiten nga mali goditën pjesën e pasme të autobuzit me targa AA 971 JZ që drejtohej nga shtetasi Pal Paci i cili po transportonte punëtoret e një fabrike të përpunimit të peshkut.

Për pasojë mbeten të plagosura shtetaset K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Spitali i Traumës, thonë se 21-vjeçarja është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë një goditje të rëndë në kokë.

Drejtuesi i autobusit Pal Paci, tregon momentin e ngjarjes teksa thotë se prej 20 vitesh punon si shofer, por nuk ka hasur në një fenomen të tillë.

Lëvizja e masivit shkëmbor ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës në zonen e Lezhës.

I gjithë aksi nuk është i mbuluar rrjetë teli dhe mbetet rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë.

Masivi shkëmbor që ra mbi autobus, fatmirësisht nuk ka qenë nga maja e malit, duke mos patur shpejtësi të madhe çka ka shmangur një tragjedi të parmasave më të mëdha.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreshqitje-guresh-ne-rrugen-lezhe-shengjin-goditet-autobusi

Share This Video


Download

  
Report form