Një kishë katolike në Durrës është tentuar të digjet gjatë natës së kaluar. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin derës së brendshme të Kishës Katolike ?Shën Dominiku?, në Portoromano. Mësohet se autorët kanë mbledhur goma, letra e materiale të tjera para kishës, duke ju vënë flakën.
Siç shihet nga fotot, nga zjarri është dëmtuar jo pak dera e këtij objekti fetar. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnatës, ku ka qenë policia që ka pikasur flakët dhe ka njoftuar zjarrfikësen.Fatmirësisht, kisha ndodhet shumë pranë zjarrfikëseve, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë, duke shuar flakët para se të ndodhet një ngjarje e rëndë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorëve, si dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Famulltari i Famullisë së Shën Domenikut, Bernard Caurana, e quan këtë një akt barbar dhe të qëllimshëm, ndërsa shton se nuk ka asnjë ide se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje.
Është një akt barbar që nuk mund ta imagjinoj se përse ka ndodhur.
Famulltari Bernard Caurana