Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Shëndetësor Shtetërore propozon ndryshimet në ligjin antiduhan për të mos lejuar konsumimin e shishave dhe cigareve elektronike në ambientet publike.
Cigaret elektronike dhe shishat të cilat kanë hyrë në përdorim më të gjërë në lokalet e vendit, nuk do të lejohen më në ambientet e mbyllura.
Inspektoriati Shendetësor Shtetëror propozon ndryshim në ligjin antiduhan me qëllim ashpërsimin e tij.
Regjistrimi i një cigare elektronike në Shqipëri është thuajse ajo që ndodh me kompanitë e prodhimit të duhanit që ushtrojnë aktivitetin e tyre; dokumente, informacione dhe më pas lejimi i tregtimit të tyre, por cigaret elektronike nuk janë përfshirë në ligjin antiduhan.
Nëse për cigaren elektronike edhe në botë, studimet janë kryer vetëm nga subjektet që i prodhojnë ato për efektet dhe përmbajtjet, për shishat mungojnë të dhënat mbi përbërësit e tyre dhe mekanizmat e kontrollit.
Teuta Dinaj, Inspektore e ISHSH: Në ligj nuk janë parashikuar rastet e shishave dhe cigareve elektronike. Pra duhanpirje do të thotë jo vetëm pirja e cigares që del nga paketa, por është edhe procesi i kryerjes së tymosjes, i vendosjes së mjetit qoftë cigareve me filter, qoftë shish, qoftë cigare elektronike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/inspektoriati-shendetesor-propozon-ndalimin-e-shishave-dhe-cigareve-elektronike