Një ditë para vrasjes, Cukun tentoi ta ekzekutojë kushëriri i Shallarit, si dështoi skenari

Report TV 2018-06-05

Views 3

Komisari Artan Cuku është vrarë për vetëm 3 mijë euro nga Mikel Shallari. Report tv siguron të plotë aktmarrëveshjen mes ekzekutorit dhe Drejtësisë, pasi Shallari rrëfeu të plotë të gjithë ngjarjen si dhe tregoi porositësit e vrasjes. Porositësi i vrasjes dhe që ka vëzhguar lëvizjen e ekzekutorit në terren ka qenë Bledar Jambelli, i arrestuar nga Artan Cuku në vitin 2012 në Vlorë si iu dyshuar për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga Gjykata dhe madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Në akt marrëveshjen e bazuar si në deklarimet e ekzekutorit Mikel Shallarit ashtu edhe në provat e siguruara, theksohet se Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin, kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kishte kontaktuar edhe me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e këtij krimi. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Siç edhe theksohet në këtë aktmarrëveshje, atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distance dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe. Por për shkak se kishte shumë njerëz dhe kishin frikë nga identifikimi, Kristaq Leçi dhe Mikel Shallari u tërhoqën nga plani i ekzekutimit të Artan Cukut.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS