Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisar Artan Cuku u vra për shkak të detyrës dhe Mikel Shallari është ekzekutori
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi marrëveshjen e prokurorisë me të riun nga Kuçova, duke e dënuar atë me 10 vjet burg, pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të krimit, kush ishin porositësit, ndërmjetësit dhe si u krye vrasja e 8 prillit 2017 në pallatin ku banonte ish drejtori i policisë së Vlorës.
Urdhëruesit dhe motivi
25 vjeçari ka treguar se porositë i krimit është Bledar Jambelli ndërsa ndërmjetësi Kristaq Leci të dy persona të shpallur në kërkim të cilët do te gjykohen në një proces të ndarë.
Mikel Shallari vrau kryekomisarin Artan Cuku pasi iu premtua se do të merrte 20 mije euro, si dhe do e ndihmonin të largohej drejt Gjermanisë. "Mikel Shallari është ekzekutori material i krimit të vrasjes së viktimës Artan Cuku. Krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli, dhe Kristaq Leci. Mikel Shallari nuk ka pasur njohje me viktimën, ndaj e vetmja mundësi është shpegimi i tij se krimi është porositur kundrejt pagesës dhe përfitimeve të tjera, nga Jambelli dhe Leci, për shkak të ndalimit të Bledar Jambellit dhe mbajtjes në Paraburgim nga 7 dhjetori 2012 deri më 7 qershor 2014. Fakt për të cilin ai ngarkonte me përgjegjësi viktimën. Pra krimi lidhet me detyrën që kryente viktima si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në ato vite." shkruhet në akt marrëveshjen e përbërë nga 9 faqe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/firmoset-akt-marreveshja-mikel-shallarai-tregoi-urdheruesit-do-denohet-me-vetem-10-vjet-burg