Deklarata e Ramës në iftarin e sht" />
Deklarata e Ramës në iftarin e sht"/>

"Ju flet Moska": Çfarë simbolizon topi (armë) i ditëve të Ramazanit

Ora News Emisione 2018-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deklarata e Ramës në iftarin e shtruar nga Komuniteti Mysliman i Elbasanit të shtunën ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Bëhet fjalë për ritualin që ka ekzistuar në Elbasan më herët, ku një iftari njoftohej me një goditje topi. Kjo traditë shekullore vijon të jetë aktuale sot në Bosnje Hercegovinë.

Myftaraj: Kryeministri Rama ka mbajtur këto ditë një fjalim në një iftar të shtruar në Elbasan dhe atje ka thënë disa gjëra të çuditshme, interesante. Bukur flet Kryeministri por çfarë simbolizon topi armë në kohën e Ramazanit?Topi ka simbolikë sidomos në islamin osman nga na ka ardhur ne islami. Osmanët ishin ata që investuan, hanin me lugë druri por prodhonin topa për të goditur kështjellat e të pafeve.

Deklarata e Ramës në Elbasan:Në kronikat shekullore gjejmë dëshminë se në qytetin eElbasanit, Iftari niste gjithmonë me një të shtënë topi që lajmëronte mbërritjen e orarit për thyerjen e agjërimit.E vërteta është se në kohët e shkuara, kjo traditë është ndjekur në shumë vende të besimit mysliman, apo ku ka pasur komunitete myslimane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-cfare-simbolizon-topi-arme-i-diteve-te-ramazanit

Share This Video


Download

  
Report form