Report Tv - Karnavalet e Korçës/ Tradita e vjetër e qytetit sjell dhe çeljen e sezonit turistik

Report TV 2018-06-03

Views 8

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve. Për te 11-in vit radhazi, qendra e qytetit u pushtua nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, ndërsa nuk kanë munguar as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare.

Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbritën në bulevardin e Korçës, në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul. Qindra qytetarë kanë shijuar larminë e kostumeve dhe maskave e deri tek koreografitë e ndryshme.

Ndërsa e veçanta për këtë vit, ishte pjesëmarrja e një grupit nga Brazili. Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka treguar se kjo festë është tashmë traditë e qytetit dhe simbolizon çeljen e sezonit turistik.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti që u shfaqën të shumtë me kostume, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit juglindor.

Share This Video


Download

  
Report form