Punetoret e Fasonerise ne spital, Inspektorati i Punes: Presim analizat zyrtare

RTV KLAN 2018-06-02

Views 1

Vazhdon të jetë mister shtrimi në spital i punëtoreve të fasonerisë ?Lovers Albania? në Shkozet të Durrësit. Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja e pazakontë, 7 gra ende vazhdojnë të jenë të shtruara në spital. Ato po trajtohen nga mjekët, por ende nuk ka një përgjigje për atë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë që Inspektorati i Punës në Durrës deklaron se presin përgjigjet e laboratorit për të arritur në një konkluzion për ngjarjen.

Dy ditë më parë, Klan Plus ka sjellë pamje që dëshmojnë gjendjen shëndetësore në të cilat punonjëset ndodhen. Kjo situatë përsëritet edhe pse ka kaluar pothuajse një javë.

Mjekët i referohen një helmimi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për të shpjeguar shtrimin emergjent të 24 punonjëseve në spitalet e Durrësit dhe të Tiranës.   

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form