Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët në të gjithë vendin festuan sot 1 qershorin me larmi aktivitetesh pranë shkollave ose në natyrë. Mes tyre në këtë ditë qëndruan prindër, përfaqësues të qeverisë e të zgjedhur vendorë, që në mesazhet e tyre e vunë theksin tek rëndësia e edukimit të brezave të rinj.
Me aktiviteteve në natyrë apo pranë shkollave ku mësojnë, fëmijët në të gjithë vendin festuan 1 qershorin.
Krahas prindërve, mes tyre në këtë ditë feste qëndruan përfaqësues të qeverisë dhe puhtetit vendor.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati festoi me fëmijët e shkollës ?Iliria? në Shkodër, ku si dhutatë çoi libra për bibliotekën.
Rëndësia e edukimit ishte në qendër të mesazhit të Ministrit për fëmijët, të cilët i uroi që të rriten më të edukuar se brezat aktualë.
Në Gjirokastër, festimet u përqëndruan në parkun e Viroit.
Në qytetin jugor ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Fëmijët e Vlorës gëzuan me lojëra këngë e valle në sheshin e Flamurit, ndërsa ngjyrat e balonave dhe tollumbaceve shoqëruan festimet.
Organizime festive pati në çdo shkollë në të gjithë vendin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/femijet-festojne-1-qershorin-larmi-aktivitetesh-prane-shkollave-dhe-ne-natyre