Report TV - Korçë, foristrada del nga rruga, plagosen rëndë dy bashkëshortët

Report TV 2018-06-01

Views 0

Dy bashkëshortë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kuç.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, makina dyshohet se ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë.

Të plagosurit u dërguan në spital me plagë të rënda në trup.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form