Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendosja e sistemit të referimit on-line të vizitave pranë mjekëve specialist në Poliklinikën e specialiteteve në Fier ka sjell fluks të qytetarëve gjatë ditëve të fundit.
Vet qytetarët presin në radhë për të marrë numrat përkatës për vizitë, ndërsa kjo mënyrë funksionimi u siguron ditën dhe orën e caktuar, pa u dashur të paraqiten çdo ditë në sportel.
Ndërkohë, shefja e poliklinikës së Fierit dr. Greta Gjini ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasi sipas saj sistemi i referimit on-line është tepër efikas, por kërkohet zbatimi me përpikmëri I orarit të përcaktuar, pasi në shumicën e rasteve pacientët I drejtohen poliklinikës disa ditë më përpara, duke shkaktuar radhë të gjata.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-sistemi-i-referimit-sjell-radhe-nje-vizite-tek-mjeku-specialist