Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, është shprehur e shqetësuar për situatën në administratën publike.
Në vlerësimin e eseve më të mira për kontributin në shoqëri, ajo thekson se janë vënë re përmirësime, por në disa zyra, situata është ulëritëse.
Vlahutin: Së fundmi jam marrë me çështjen e pronave dhe në Vlorë kam zhvilluar takime në disa prej agjensive që merrem me këtë çështje dhe duhet thënë se është ulëritës fakti që disa pjestarë të personelit kërkojnë çdo të dhënë nga qytetarët. Por për çfarë është shteti? Është shteti ai që duhet të ketë informacionet dhe jo ju. Pashë me sytë e mi që ende ka shumë për të bërë
Vlahutin theksoi se ndryshimi do të mund të vijë vetëm nga qytetarët shqiptarë.
Të rinjve u bëri thirrje që të punësohen në administratë vetëm përmes meritokracisë dhe jo miqve e parave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reformimi-i-administrates-publike-vlahutin-ne-disa-zyra-situata-eshte-uleritese