http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset turistike do të jenë nën lupën e tatimorëve përgjatë gjithë sezonit veror.
Në total numërohen rreth 10 mijë subjekte që operojnë në këtë sektor, të shtrirë si në zona bregdetare ashtu dhe në ato malore.
Por 2100 prej tyre konsiderohen me risk dhe do të monitorohen ne vijimësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje subjekteve që të ndërgjegjësohen dhe të deklarojnë situatën reale, pasi në të kundërt kontrollohen disa herë gjatë gjithë verës.
?Verifikimet do të bëhen në terren duke shkuar tek subjektet. 2100 prej tyre kanë patur edhe më herët probleme pasi konsiderohen me risk. Ndaj dua ti bëj një ftesë këtyre bizneseve që të përmirësojnë vetedeklarimet, pasi do të përballen me kontrolle të vazhdueshme dhe me rivlerësime, të cilat nuk janë aspak të dëshirueshme për ta?.
Janë rreth 400 inspektorë të hetimit të tatimorë që do të jenë në terren për të verifikuar sigurimin e punonjësve, faturimin e mallit apo dhe prerjen e kuponëve. Bashkë me ta do të jenë edhe inspektorët rajonalë tatimor.
?Shkeljet më të shpeshta janë moslëshimi i kuponit tatimor. Por në jo pak raste malli që kanë bizneset nuk është i pajisur me faturë tatimore. Nga ana tjetër, nuk ka më punonjës në provë, çka do të thotë se çdo punonjës duhet të jetë i siguruar në Tatime?-vijon më tej Curri.
Ky sezon turistik parashikohet të jetë i kënaqshëm dhe këtë e konfirmojnë prenotimet aktuale, çka do të thotë se edhe qarkullimi ekonomik do të jetë i lartë.