Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre gjyqtarët që liruan personat e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e të riut Marvi Mihali, merren në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit ka regjistruar në hetim kallëzimin e bërë nga babai i viktimës së vrasjes për një kariekues celulari edhe ndaj prokurorit Artan Lulaj dhe oficerit që ka hetuar çështjen. Pas ankesës së babait, kryeprokurorja Arta Marku kërkoi ndryshimin e prokurorit të çështjes ndërsa drejtuesi i ri i hetimeve ndryshoi akuzën dhe kërkoi kthimin e tre personave në qeli.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimin për gjyqtarët dhe prokurorin që liruan tre personat e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues celulari një vit më parë.
Burime zyrtare nga prokuroria e krimeve të rënda kanë thënë për Ora News, se është vendosur regjistrim në hetim i i kallëzimit të bërë nga babai i viktimës, ndaj gjyqtarëve Sokol Pasho, Bedri Qori si dhe prokurorit të çështjes Artan Lulaj dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zhari.
Burimet e prokurorisë thanë se është regjistruar kallzimi penal i shtetasit Pavllo Mihali, babai i të riut të vrarë. Sipas organit të akuzës, kallzimi penal është ende në fazë verifikimi ndërsa me short, është përcaktuar se prokurori që do të hetojë çështjen do të jetë Arenc Çela.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-marvi-mihalit-hetim-gjyqtareve-dhe-prokurorit-qe-liruan-autoret-e-dyshuar