Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke filluar nga paraditja e kësaj të mërkure dhe për 24 orë, asnjë automjet nuk do të mundë të kalojë në kufirin Shqipëri-Greqi, për shkak se doganierët grekë janë përfshirë në grevën 24-orëshe që kanë shpallur për më 30 maj sindikatat e vendit.
Ora News komunikoi paraditen e të martës me pikën doganore të Kapshticës, prej nga u konfirmua pjesëmarrja në grevë, nga ora 06,00 e të mërkurës, 30 maj, deri në orën 06,00 të së enjtes, (31 maj)
Gjatë këtij intervali kufirin mund ta kalojnë vetëm këmbësorët që nuk do të kenë me vete bagazhe.
Edhe Kakavjija e Tre Urat do të jenë të bllokuara.
Policia e Gjirokastrës informoi të martën: " Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018."
E paqartë ishte situata paraditen e të martës edhe në doganën e aeroportit ndërkombëtar të Athinës. Përfaqësuesi i sindikalistëve tha për Ora News tha se ata do të marrin pjesë në grevës. Por shtoi se funksionimi apo jo i doganës do të varet nga fakti se sa prej 107 punonjësve do t?u bashkohen grevistëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-greve-ne-greqi-kakavija-dhe-tre-urat-te-mbyllura-mjetet-motorike