http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gati 7 muaj pas miratimit në Parlament të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, në Ministrinë për Europën dhe punët e jashtme është zhvilluar një konferencë në përmbyllje të fushatës së konsultimit me grupet e interesit, për hartimin e akteve nënligjore.
Ministri Bushati në fjalën e tij e vlerësoi si një moment shume domethënës miratimin e këtij ligji, por shtoi se Shqipëria ka ende shume punë për të bërë në këtë drejtim.
Nga ana e saj, ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin citoi progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë lidhur me këtë ligj.
?Në raportin vjetor, Komisioni Europian njohu hapat e rëndësishme të bërë përpara për bazën ligjore për mbrojtjen e minoriteteve. Ne e kemi përshëndetur ligjin e miratuar tetorin e kaluar që heq diferencimin mes pakicave kombëtare dhe atyre gjuhësore dhe ka parimin e vetëdeklarimit. Në raport ne gjithashtu theksojmë rendësinë e miratimit të akteve nënligjore për në përputhje me standardet evropiane?.
Duke u ndalur tek aktet nënligjore që do shoqërojnë këtë ligj, ambasadorja Vlahutin kërkoi angazhim maksimal nga ana e qeverisë që kërkesat e pakicave kombëtare, të jenë pjesë e rëndësishme e këtyre akteve.