IKMT kallezon Kryebashkiaken e Sarandes

RTV KLAN 2018-05-30

Views 0

Floriana Koka, kryetarja e Bashkisë së Sarandës është kallëzuar në prokurori nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Në një njoftim për shtyp, IKMT thotë se zyrtarja e lartë, e zgjedhur si përfaqësuese e socialistëve në zgjedhjet e vitit 2015, dyshohet se ka kryer dy vepra penale: atë të shpërdorimit të detyrës dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Bashkë me kryetaren aktuale të kësaj Bashkie, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar edhe ish-kreun e Njësisë Vendore Sarandë, Edmond Gjokën dhe ish-drejtorin e Urbanistikës, Panajot Gunari. Edhe mbi këta dy ish-zyrtarë të lartë, rëndojnë të njëjtat akuza.

Koka, Gjoka dhe Gunari janë nën hetim pasi në kundërshtim me ligjin kanë miratuar lejen e ndërtimit në favor të firmës ?Daed? shpk dhe kanë zgjatur afatin e lejes për ndërtimin e një objekti multifunksional në zonën bregdetare pranë Kanalit të Cukës.

Share This Video


Download

  
Report form