Ora News - Tiranë, s'do jepen leja të reja ndërtimi për 341 ndërtues

Ora News Lajme 2018-05-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një listë me emrat e 341 subjekteve të ndërtimit apo të ndërtuesve do i përcillet bashkisë së Tiranës për ti kërkuar që këto subjekte të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi, pa shlyer detyrimet dhe pa mbyllur proceset e legalizimit për objektet tashmë të ndërtuara prej tyre.

"Asnjë leje e re për këta subjekte pa u përmbyllur pallatet e ndërtuara deri më sot. Jam e bindur se do të gjejmë mbështetjen e bashkisë në këtë proces, pasi mbyllja e këtij procesi do të zgjidhë hallin e mijëra familjeve në Tiranë që vijnë vërdallë perj vitesh" tha kreu i ALUIZNIT në një dalje për median.

Disa shifra

Mbi 1200 objekte deri tani të evidentuara dhe në procedura legalizimi

102 pallate janë të legalizuara deri më sot, me 8182 banesa

Vetëm në Tiranë 85 pallate janë në procedurë e sipër të procesit të legalizimit, dhe plotësimit të dokumenteve.

Shqetesimi

Ndërkohë situata në të gjithë Shqipërinë është vërtet shqetësuese. Flitet për gati gjysma e lejve të ndërtimit që janë dhënë nga bashkitë deri tani rezultojnë me shkelje.

Artan Lame: "Në rang republike, pothuajse gjysma e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë rezulton me shkelje, që do të thotë një ditë apo një tjetër do të trokasin në dyert tona për ti futur në proces legalizimi. Nga pikëpamja administrative, ky është një ndër proceset më të komplikuara që mund të ndeshet një adminsitratë, jo vetëm për shkak se nuk është një çështje që mbyllet nga ALUIZNI por dhe nga një mori institucionesh"

Kush do kete ne dore listen e zeze ?

Lista e zezë do i dërgohet bashkive përkatëse, drejtorive të Tatimeve, për të bërë bllokim të llogarive kur është e mundur të këtyre subjekteve kur nuk ndërtojnë më por kanë ndërruar funksionet e shoqërisë, si dhe AZHT-së.

"Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun duke na sjellë vërdallë neve si institucion dhe mijëra qytetarë. Shohim se këto subjekte paraqiten para bashkive përkatëse të aplikojnë sërish për leje të tjera ndërtimi për të marrë në qafë të tjerë pronarë trojesh dhe qyetarë që i besojnë", shprehu shqetësimin kreu i ALUIZNI-t

Artan Lame: "Ne do i përcjellim bashkive listën e këtyre subjekteve duke i kërkuar bashkive që këta shoqëri e këta persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer më parë dhe mbyllur procesin e legalizimit për objektet tashmë të ndërtuara prej tyre."

Lista e zezë do i dërgohet bashkive përkatëse, drejtorive të Tatimeve, për të bërë bllokim të llogarive kur është e mundur të këtyre subjekteve kur nuk ndërtojnë më por kanë ndërruar funksionet e shoqërisë- pra nuk merren me ndërtim por veprojnë në një fushë tjetër

"Pa mbyllur këtë proces të vjetër nuk mund të merren me biznese të tjera. Do i dërgohet Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Për ata subjekte që aplikojnë për leje ndërtimi në Këshillin Kombëtar të Territorit. Do i dërgohet dhe shoqatës së ndërtuesve.

Këta ndërtues duhet ta shohin njëri tjetrin në sy dhe ti thonë njëri tjetrit ku...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS