Vetëvrasja e 47-vjeçarit pas shoqërimit nga policia, 'shkrihet' Komisariati i Vaut të Dejës

Report TV 2018-05-29

Views 0

Vetëvrasja e 47-vjeçarit Ardian Kallami pak orë pasi ishte ndaluar nga Policia i akuzuar për vjedhje, ka shkaktuar fortunë në Komisariatin e Vaut të Dejës. Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka urdhëruar pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupi dhe dy policë të zonës me inicialet Z. D dhe P. Zh. Gjithahstu mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur hetimin e 9 efektivëve të këtij komisariati, përfshirë edhe tre të pezulluarit.

Dyshohet se efektivët që kanë trakjtuar rastin kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 47-vjeçarit, i cili në çdo rast ka mohuar akuzën. Por në një procesverbal të mbajtur nga oficerët e policisë që e morën në pyetje, që tashmë është administruar nga Prokuroria, Ardian Kallami ka firmosur mbi një deklarim ku pranon grabitjen dhe se sendet e vjedhura do t'i kthente brenda dy ditëve.

Share This Video


Download

  
Report form