Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk ka fakt penal në përgjimet e publikuara nga opozita në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I këtij mendimi është deputeti i PS Adnor Shameti, anëtar i komisionit të ligjeve. Në studion e lajmeve të Ora News, Shameti tha se autorët e kësaj çështje kanë tentuar 6 muaj të bëjnë një blerje të stimuluar, por nuk ja kanë arritur.
Adnor Shameti: Ka qenë një tentativë për të bërë një blerje të stimuluar. U përpoqën hartuesit, arkitektët e asaj videoje janë përpjekur për më shumë se 6 muaj dhe nuk ia kanë dal dot asnjë gjeneralitet. Nuk ka çështje, nuk ka thelb, nuk ka vepër penale.
Në lidhje me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Shameti thekson se ato nuk qëndrojnë, pasi Italia nuk ka kërkuar ekstradimin apo njohjen e dënimit të Agron Xhafajt në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-shameti-6-muaj-kane-tentuar-te-bejne-nje-blerje-te-stimuluar