Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë të ligjit për administratorët e pallateve. Sipas tij, me anë të këtij ligji qytetarët bëhen qeraxhinj në shtëpinë e tyre.
Myftaraj: Qeveria këto kohë ka nisur një fushatë për emërimin e administratorëve të pallateve që janë në bashkëpronësi të privatëve të banesave.
Ky ligj, kjo fushatë bazohet në një ligj të qeverisë së mëparshme të qeverisë Berisha që në 2009 mbeti pa u zbatuar.
Saliu bënte shumë ligje të tilla kërcënuese të cilat nuk i zbatonte. Dhe pastaj PS, e cila ka ndryshuar treçerekun e ligjeve që bëri Saliu, disa ligje si ky, megjithëse janë ligje të këqinj i le pa i ndryshuar dhe i zbaton me qëllim që të arrijë ato gjëra që synonte Saliu.
Përvec këtij, ligji mbështetet edhe në një udhëzim të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit të vitit 2014, mbi administratorët e pallateve dhe kur socialistët bëjnë udhëzime dhe urdhëra administrative mbi ligjet e Saliut zakonisht udhëzimet dhe urdhërat janë më të këqinj se ligjet.
Ku është problemi i ligjit?
Problemi i ligjit është i thjeshtë, ka një parim në botë. Kush paguan është punëdhënës dhe ka të drejtë ta emërojë dhe shkarkojë punëmarrësin. Jo! Në ligjin për administrimin e pallateve administratorët emërohen nga qeveria, dmth asambleja e bashkëpronarëve propozon, e emëron pushteti lokal dhe pastaj është një komision në ministrinë përkatëse që merr ankesat e banorëve nëse administratori punon keq dhe banorët nuk kanë të drejtë ta shkarkojnë, por ka të drejtë qeveria.
Tani qëllimi kryesor i ligjit të keq të Saliut, se Saliu e nisi duke dhënë shtëpitë shqiptarëve në 1992 dhe e përfundoi duke bërë një ligj që tua merrte.
Çfarë ndodh? Pse me këtë ligj pronarët e apartamenteve bëhen qeraxhinj në shtëpitë e tyre?
Ligji kërkon që të bëhet një akt i bashkëpronësisë. Megjithëse të gjithë bashkëpronarët kur kanë blerë pallatin kanë bërë një akt, dmth u është shënuar në pjesën e tyre dhe pjesa që kanë mbi sipërfaqen e përbashkët, duhet bërë një akt i ri bashkëpronësie, thotë pika 13 e nenit 2.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-me-administratorin-e-pallatit-shteti-behet-pronar