PD: Nuk ka bojkot te Kuvendit

RTV KLAN 2018-05-28

Views 0

Nuk do të ketë bojkot të parlamentit dhe as djegie të mandateve të deputetëve. Ky është vendimi që mori Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas kërkesës së disa deputetëve, të cilët propozuan si hapin e vetëm bojkotin e Kuvendit, pas mbrojtjes që sipas tyre, Kryeministri Rama i dha Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ky opsion në parim është mbështetur edhe nga ish-Kryeministri Berisha, i cili për referencë në fjalën e tij përpara deputetëve ka sjellë bojkotin e opozitës për kauzën e Dekriminalizimit.

Por situata aktuale në të cilën ndodhet vendi, mësohet të jetë shprehur ish-lideri i demokratëve është në fokusin e ndërkombëtarëve, ndaj Berisha ka sugjeruar që të shihet aktualiteti duke bërë analiza politike.

Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, që e ka cilësuar legjitime kërkesën e shumicës së deputetëve.

Por lëvizja drejt bojkotit parlamentar, në kushtet kur opozita është investuar për hapjen e negociatave, mësohet të jetë shprehur Basha, rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore; ajo e lidhjeve të qeverisë me krimin dhe narkotrafikun.

Deri në 28 Qershor, kur pritet të merret vendimi për hapjen e negociatave, opozita betejën e saj për të denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin e narkotrafikun deri në largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do ta vijojë në parlament, si dhe në sheshe me qytetarët.

Këtë qëndrim të grupit, Basha e diskutoi edhe me aleatët, me të cilët pati një takim në selinë blu.

Share This Video


Download

  
Report form