Lufta ndaj krimit ekonomik dhe fshehjes se pasurise

RTV KLAN 2018-05-28

Views 0

Për të luftuar krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave, qeveria ka kontraktuar një kompani gjermano-amerikane, jo thjeshtë për tu konsultuar, por për të bashkëvepruar në terren me agjencitë shqiptare të hetimit tatimor, atij doganor dhe krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Ekspertet e kompanisë ?Ernst & Young? dhe ata shqiptarë do të jenë pjesë e një taks-force në bazë të një marrëveshje të firmosur këtë fillim jave në selinë e qeverisë.

Kryeministri dhe 2 ministrat, Xhafaj dhe Ahmetaj, sigurojnë se kjo asistencë do ta çojë në një tjetër nivel luftën kundër krimit ekonomik.

Shifrat zyrtare të cilave ju referohet kryeministri flasin për 5-fishim të aseteve që vijnë nga krimi organizuar të bllokuara  4 vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme, por Rama thotë se nuk mjaftojnë.

Ndaj ka parë si të nevojshme të kërkojnë ndihmën e përfaqësuesit amerikan të kompanisë ?Ernst & Young? me eksperiencë disa vjeçare në strukturat  e FBI-së, si dhe atij gjerman që ka mbuluar pozicione drejtuese në administratën gjermane kundër krimit ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form