Qevria Rama vijon turin e takimeve në kuadër të Llogaridhënies Publike ?Puna për Shqipërinë që Duam?, në fokusin e radhës ishin njësitë Labinot Mal dhe Fushë Labinot të Bashkisë Elbasan. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Elbasan si dhe drejtuesit e institucioneve kryesore vendore dhe qendrore. Gjatë fjales së tij Ministri Ahmetaj u shpreh se dialogu me qytetarët e ka ndihmur qeverinë të reflektojë mbi veprimtarinë e sajë duke e vënë theksin veçanërisht tek rritja ekonomike në vend dhe ulja e taksave.