www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-37-sezoni-10/
Nuk i ka ndalur lotët thuajse gjatë gjithë rrëfimit të tij 54-vjeçari nga Dibra, Uran Sejdini. Ai kishte ardhur tek rubrika ?Ka një mesazh për ty? në TV Klan për të ftuar të ëmën Beglie, pasi një brengë e madhe e ka trazuar shpirtin e tij dhe nuk e le të qetë prej dy vitesh.
Gjithçka ka nisur në Dhjetor të vitit 2016, kur e ëma e tij u shtrua në spital me urgjencë. Nga ana tjetër, i ati ishte i sëmurë dhe prej 16 vitesh qëndronte vetëm në shtrat.
?Kur po e përcillja nënën me urgjencë, ajo i shkoi të koka e krevatit babit dhe i tha: ?Më fal për çdo gjë, unë do iki në spital se nuk jam në gjendje më?. Babai derdhi lot dhe që në atë moment nuk ngriti më kokë. Për dy ditë e gjysmë dha shpirt?, rrëfeu Urani.
Por duke qenë se Beglija ishte po ashtu në gjendje të rëndë në spital, ai vendosi të mos ia japë lajmin për humbjen e bashkëshortit në kohë. Ajo nuk ia fali kurrë Uranit që nuk i mundësoi që të ishte afër bashkëshortit për t?i mbyllur sytë.
?Sa e sollën pranë derës së jashtme, pa shumë njerëz dhe vetëm i ra kokës. Tha: ?Uran, nuk do ta harroj në jetë këtë që më ke bërë. Do të mallkoj gjithë jetën!? Më ka ngelur brengë dhe prandaj dua ta shpreh para publikut këtë dhimbje të madhe që kam mbi supe!?
Gjithë këtë mërzitje ajo ia ka shkarkuar djalit të saj, duke i folur ashpër e duke e bërë fajtor. Por Urani ka shpjeguar se ia ka mbajtur të fshehtë që të mos rrezikonte ndonjë fatkeqësi tjetër nga ky lajm i hidhur që do merrte Beglija...