Lezha çel sezonin turistik, kreu i bashkisë Frrokaj: Gjithçka më e mirë se vitin e kaluar

Report TV 2018-05-28

Views 0

Bashkia e Lezhës hapi këtë të shtunë zyrtarisht sezonin turistik me festime dhe aktivitete, të cilat u përqendruan në bregdetin e Shëngjinit.

Koncerti i mbrëmjes u përshëndet nga shumë qytetarë, të cilët u bënë pjesë e atmosferës së krijuar nga artistë të njohur që u ngjitën në skenën e vendosur në sheshin ?Willson?.

Kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj premtoi së gjithçka do të jetë më mire se vitin e shkuar.

Sivjet gjithçka do të jetë më e mirë nga vjet. Dhe vitin tjetër do të kemi përsëri një revolucion që të jetë gjithmonë kjo situata përsëritëse. Për emigrantët rruga e përpunuar do të krijojë një farë kaosi për pushuesit, por pastaj do të jetë në një standard të pranueshëm.

Kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

Share This Video


Download

  
Report form