Fundjava popullon plazhin e Durresit

RTV KLAN 2018-05-28

Views 0

Durrësi akoma po përgatitet për sezonin veror, por pushuesit kanë mbërritur. Plazhi ndër destinacionet kryesor të turizmit familjar është mbipopulluar për fundjavë.

Të ardhur nga vende të ndryshme, të gjithë, të vegjël e të rritur po shijojnë diellin, detin dhe rërën. Qetësia e këtij fillim sezoni por edhe përmirësimi i shërbimeve turistike i sjell vizitorët këtu.

Durrësi ka çfarë ofron, ndaj pushuesit e rendisin ndër vendet kryesore për tu vizituar.

Krahas plazhit tradicional të Durrësit edhe plazhe të tjera turistike si Golemi, Gjiri i Lalëzit, Currilat janë frekuentuar masivisht.

Share This Video


Download

  
Report form