Vjedhja e Prokurorisë së Durrësit, Gjykata lë në burg 3 të arrestuarit: Lanë gjurmë gishtash

Report TV 2018-05-28

Views 8

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit, Artur Isa dhe Besnik Bushi, si autorë të dyshuar të grabitjes së bujshme të Prokurorisë së Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë si dhe punonjësin e kompanisë private të sigurisë, Niaz Lena.

Sipas Prokurorisë, është provuar me prova shkencore se Isa dhe Bushi janë autorët e vjedhjes së zyrës së prokurorit të Durrësit, Afrim Shehu. Ky i fundit po hetonte abuzimet me pronat në ish-komunën e Ishmit ku i proceduar është edhe ish-kreu i kësaj komune, Sulejman Ibrahimi. Organi i akuzës ka bërë të ditur se autorët kanë lënë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e brendshme të Prokurorisë gjatë vjedhjes.

Hetuesit arritën në gjurmët e Bushit dhe Isës nga pamjet filmike të bizneseve në zonë, qelizat e telefonave dhe gjurmët e gishtave që ata lanë teksa plaçkitën zyrën e prokurorit Afrim Shehi dhe serverin e kamerave. I dyshuar për këtë ngjarje u ndalua edhe roja i kompanisë 'Firdeus' Niaz Lena po për të është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. 

Gjyqtarja e çështjes Laureta Tafa vlerësoi si bindëse provat e prokurorëve Drini Pali dhe Pal Decolli, në ngarkim të të dyshuarve, duke dhënë arrest me burg për ta.

Share This Video


Download

  
Report form