Ora News - Elbasan, AKU kontrolle në dyqanet ku shitet mishi

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 8 tonë mish i kontaminuar u sekuestrua pak ditë më parë në Elbasan gjatë aksioneve të AKU për sigurinë ushqimore

Drejtori i AKU, Firdus Kurti thotë se kontrollet janë të vazhdueshme për garantuar cilësinë e produktit që shkon në tryezën e konsumatorit.

Firdus Kurti: "Detyra kryesore e tregtarëve të produktit të mishit të freskët është të respektojnë therjen e kafshëve dhe transporti të bëhet në kushtet që kërkon ky produkt dhe rujtja në ambientet frigoriferike"

Por pavarësisht masave e kontrolleve, rastet e abuzimit nuk kanë munguar. I tillë ishte edhe ai i javës së kaluar ku në një biznes në Elbasan u sekuestrua sasia e mishit dhe produkteve të tij e kontaminuar.

Masa të ashpra kërkojnë edhe tregtarët e mishit që zbatojnë ligjet e shtetit

Drejtori i AKU në Elbasan thotë se kontrollet do të jetë të vazhdueshme gjatë mujave të nxehtë të verës, ku rreziku nga prodhimet ushqimore jashtë standardeve është më i lartë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-aku-kontrolle-ne-dyqanet-ku-shitet-mishi

Share This Video


Download

  
Report form