Protestuesit e Partisë Demokratike rrëzuan gardhin rrethues që ndodhet pranë godinës së Ministrisë së Brendshme. Qytetarët hedhën flakadanë dhe tymuese drejt institucionit të Ministrisë së Brendshme.
Situata u tensionua, ndërsa forcat speciale të policisë në atë zonë përforcuan kordonin rrethues. Një qytetar humbi ndjenjat dhe u rrëzua përtokë, ndërsa ndihma e parë iu dha nga deputeti demokrat Bardh Spahia, i cili është mjek në profesion.Qytetarët kërkojnë largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se favorizon vëllain e tij Agron Xhafaj për trafik droge. Efektivë të policisë u fokusuan nga kamerat, të cilët kishin hipur mbi bunkerin pranë Ministrisë dhe fotografonin protestuesit.