Ora News - Ethet e maturës, nxënësit marrin këshilla për karrierën në prag të provimeve

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vëmendja e maturatëve është përqëndruar te provimet e qershorit rezultatet e të cilave do të ndikojnë në zgjedhjet e programeve të studimit. Po njëkohësisht ata po konsultohen me pedagogë të Universitetit të Tiranës, nga të cilët po marrin këshilla për atë që nesër do të jetë profesioni i tyre.

Ethet e maturës kanë përfshirë prej ditësh Glean e cila po përfundon vitin e tretë në gjimnazin Arben Broci në kryeqytet.

Krahas përgatitjeve për provimet e qershorit ajo po ndjek edhe takimet me pedagogë të Universitetit të Tiranës ku po merr këshilla për karrierën.

Profesionin e të ardhmes nuk e ka zgjedhur ende. Juridiku dhe Punët Sociale janë programet që e tërheqin ndaj konsultime të tilla i shikojnë mjaft efektive.

Kristi është një tjetër maturant që nuk ka humbur asnjë nga takimet me pedagogët e Universitetit të Tiranës.

Por të ardhmen ai e shikon jashtë Shqipërisë, në Angli aty ku mendon se shkollat ofrojnë një cilësi më të lartë.

Por jo vetëm për studime, Anglinë e ka zgjedhur për të jetuar dhe për tu integruar në tregun e punës, teksa tregon se pas studimeve rikthimin në Shqipërin nuk e sheh si alternative.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ethet-e-matures-nxenesit-marrin-keshilla-karrieren-ne-prag-te-provimeve

Share This Video


Download

  
Report form