Ora News - Dy mjekë nën hetim për vdekje të pacientëve, njëri prej tyre i QSUT

Ora News Lajme 2018-05-25

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vdekja e një pacienti tete ditë pas operacionit ka vënë në hetim për mjekim të paligjshëm një mjek të Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Dosja ndaj Edmond Çelikut është hapur në Korçë, nga ku ishte edhe pacienti që ndërroi jetë. Ndërkohë në Fier, mjekja Ina Ruzhdija u pezullua nga puna për mjekim të pakujdesshëm të 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka që ndërroi jetë rreth tre muaj më parë.

Një mjek i Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Korçës, për mjekim të pakujdesshëm.

Ora News ka mësuar se bëhet fjalë për mjekun 64 vjeçar Edmond Çeliku.

Policia thotë se ndaj tij filloi procedimi penal pasi një pacient i tij i identifikuar si Kosta Raci, ndërroi jetë 8 ditë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në QSUT.

Familjarët e viktimës dyshojnë se mjeku i ka bërë mjekim të pakujdesshëm 63 vjeçarit.

Por ?Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune?, thotë policia.

Ndërkohë mjekja e spitalit të Fierit, Ina Ruzhdija, u pezullua nga puna me vendim gjykate për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka rreth tre muaj më parë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin shkurt, kur e reja u paraqit në spital me temperaturë të ulet dhe mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdekje-pacientesh-nga-pakujdesia-ne-tirane-dhe-fier-familjaret-kerkojne-ndeshkim

Share This Video


Download

  
Report form