Report TV - Festivali te 'Reja', Veliaj: Pas kësaj të tjera instalacione artistike në Tiranë

Report TV 2018-05-25

Views 2

Prej dy vitesh, Reja është shndërruar jo vetëm në një prej instalacioneve më të fotografuara nga turistët e huaj, por edhe një hapësirë unike, ku qytetarët e Tiranës takohen, diskutojnë dhe shijojnë aktivitete të ndryshme artistike. Prej një jave, në edicionin e dytë të saj,

Reja është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore në Tiranë, ndërsa dje në mbrëmje kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, ndoqën një shfaqje kërcimi japonez Butoh.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që në tre vjet, Tirana ia doli të shtojë gamën e aktiviteteve artistike e kulturore për publikun.

Kjo ka qenë një ëndërr e imja për qytetin dhe më vjen mirë që pas 3 vitesh, jemi në një situatë ku në një natë ndodhin 5-6 aktivitete kulturore të ndryshme. Pra, tashmë dilema është ku do shkojmë më parë. Ndaj, u jam shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve të cilët e financojnë, e ndihmojnë dhe i japin energji ?Resë?.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Veliaj nënvizoi se instalacione të ngjashme si ?Reja?, do të vendosen edhe në zona të tjera të Tiranës. Artistë dhe arkitektë të njohur në botë kanë shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për të lënë një gjurmë të tyre edhe në kryeqytetin shqiptar, që pritet të nxisin jetën artistike në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS