Konferenca rajonale për luftën kund�" />
Konferenca rajonale për luftën kund�"/>

"Ju flet Moska": E fundit "s'kini parë gjë akoma!" Sërish kapuçi islamik!

Ora News Emisione 2018-05-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konferenca rajonale për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që do të mbahet në Tiranë këtë të shtunë ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Pasnesër, ditën e shtunë, mbahet në Tiranë një konferencë rajonale madje dhe më gjerë me pjesmarrjen e SHBA dhe BE, një konferencë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, një term eufemistik për ata që nuk e kuptojnë fjalën, një term zbutës për ekstremizmin islamik.Konferenca duket sikur është vënë me dorë me një agjendë që i paraprin mbledhjes së qershorit të BE ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Një gjë aq e shumëpritur kjo nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij, sigurisht e duan dhe shqiptarët.Konferenca e pasnesërme do të jetë një skenë e mirë për kryeministrin për të shfaqur edhe njëherë atë retorikën e tij të pëlqyer, që nëse Shqipërisë i mbyllen dyert e Europës këtu do të ngrihet një valë e radikalizimit islamik që do të përbëjë rrezik për Europën.Pra do ketë një kosto më të madhe se ç'mund ti kushtonte qoftë dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-e-fundit-skini-pare-gje-akoma-serish-kapuci-islamik

Share This Video


Download

  
Report form