Ora News - Pas skandalit publikuar në BOOM, kërkohet tërheqja nga tregu i qumështit me aflatoksinë

Ora News Lajme 2018-05-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me skandalin e qumështit me aflatoksinë në treg të denoncuar gjatë dy ditëve të fundit nga emisioni investigativ BOOM që transmetohet në Ora News.

Peleshi pranon se referuar analizave, vlerat kanë dalë lart atyre që janë të lejuara në BE dhe shumë larg vlerave të lejuara në SHBA. Megjithatë ai thekson se kontrolli duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin e prodhimit. Për mikrofonin e emisionit BOOM Peleshi paralajmëron në mënyrë të prerë kompanitë prodhuese që të tërheqin nga tregu qumështin e dëmshëm për shëndetin ndërsa thotë se do të ketë penalizime të ashpra ndaj abuzuesve.

Niko Peleshi: Kam përshtypjen se ka një spekullim, jo nga emisioni por analizat bëhen vazhdimisht. Aflatoksina shfaqet në qumësht sa herë që konsumohet një ushqim kryesisht misër i cili ka myk. Për ta parandaluar ka kontrolle të vazhdueshme.

Gazetarja: Këto kontrolle pothuajse janë bërë përderisa rezulton kur dy lloje qumështi që ne kemi transmetuar janë me aflatoksinë mbi normën e lejuar.

Niko Peleshi: Sa herë që ka raste të tilla veprojmë sipas protokollit. Bllokohet sasia e ushqimit që shkakton aflatoksinën, sasia e qumështit që gjendet me aflaktosinë nuk lejohet të tregtohet. Nëse ka dalë në treg tërhiqet nga tregu.

Duhet të kemi kujdes se bëhet fjalë për perceptim të opionit publik. Nëse thuhet se filan kompani ka probleme me qumështin perceptohet sikur ka probleme të vazhdueshme me qumështin, ndërkohë që ai problem mund të shfaqet në një moment të caktuar dhe me një sasi të kufizuar e cila është sot por jo nesër.

Norma e aflatoksinës që ne kemi adaptuar si Shqipëri është ajo e BE-së. Në fakt pak e ekzagjeruar, sepse ato që keni konstatuar ju janë 006-008, diçka më poshtë se standardi europian por shumë më poshtë se standardi amerikan. Bëhet fjalë për një alert për të cilën unë ju falenderoj sepse për ne bëhet aleat.

Shfrytëzoj këtë hapësirë që më krijoni për ti thënë të gjithë prodhuesve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, nëse nuk duan të penalizohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit të mos guxojnë të përdorin ato që nuk lejohen dhe të tërheqin nga supermarketet apo minimarketet nëse ka shpërndarë produkte që nuk janë konform standardit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pas-skandalit-te-publikuar-ne-boom-kerkohet-terheqja-nga-tregu-i-qumeshtit-me-aflatoksine

Share This Video


Download

  
Report form