Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren, banderolë para Ramës

Report TV 2018-05-24

Views 0

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, seanca e sotme ka nisur me debate të ashpra. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta nga nisja e seancës, që opozita të bllokojë foltoren, duke u bërë pengesë për zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Basha kërkoi fjalën për procedurë në nisje të seancës dhe pasi i mbaroi koha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën. Ndërkohë deputetet e opozitës rrethuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e seancës sipas rendit të ditës, teksa kryeparlamentari Ruci i kujtonte Bashës së mbaroi koha në dispozicion.

Ata shpalosen nje banderore para kryeministrit me shenimin: Shqiperia si gjithe Evropa, jo qeveri e krimit dhe droges.

Kreu i Kuvendit, Ruci kerkoi nga deputetet te ulen neper vende, duke thene se ?Kjo eshte shfaqja e shëmtuar e radhës flet se cfarë mesazhi të shëmtuar doni të përcillni në mbledhjen e Qershorit?.

Pas kesaj, ai njoftoi nderprerjen e seances plenare.

Share This Video


Download

  
Report form