Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ushtari profesionist Olcion Muço që të martën tentoi të grabisë një bankë jetonte vetëm prej katër muajsh në Lushnje. Familjarët nuk pranojnë të komentojnë veprimin e 25-vjeçarit nga Berati, ndërsa fqinjët e tij, thonë se nuk e njohin personalisht. I riu i martuar dhe baba i dy fëmijëve binjakë, tashmë është në pranga dhe nën akuzë për tentativë grabitje.
Olcion Muço, ushtari profesionist, i arrestuar të martën pasi tentoi të grabisë një bankë të nivelit të dytë kishte vetëm katër muaj që banonte në Lushnje.
25-vjeçari nga Berati dhe familja e tij jeton në një apartament në Lagjen ?Xhevdet Nepravishta? me bashkëshorten dhe dy fëmijë binjakë.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, pranë familjes kishte vetëm heshtje. Ata nuk pranuan që ta hapin derën për median.
Ndërsa fqinjët në pallatin ku familja e ushtarit jetonte me qira thonë se nuk e njohin nga afër.
Fqinje: "Nuk e njohim sepse tani mund të ketë ardhur."
Beratasi, ushtar profesionist në Repartin e Poshnjes, i maskuar dhe me armë tentoi të martën të grabisë një bankë të nivelit të dytë.
Por për shkak se dera ishte e mbyllur ai qëlloi 8 herë në drejtim të bankës. Për pasoje u thyen xhamat dhe u vu në rrezik jeta e punonjësve, por nuk pati të lënduar. në këtë situatë, 25-vjeçari u largua por u vu në pranga nga policia pranë banesës së tij në në lagjen ?Xhevdet Nepravishta? me pistoletën në dorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tentoi-te-grabiste-banke-ushtari-kishte-vetem-kater-muaj-qe-jetonte-ne-lushnje