Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike vijon përgatitjet për protestën e 26 majit në Tiranë!
Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferri dhe deputeti Oerd Bylykbashi po zhvillojnë takime në zona të ndryshme ku ftuan qytetarët ti bashkohen protestës për të larguar qeverinë dhe ministra që sipas tyre nuk i ka sjellë në pushtet liria e votës, por paraja e drogës.
Ferdinand Xhaferri: "Nuk do të shkojnë qytetarët shqiptarë më 26 për të protestuar për të hequr ministra që i ka zgjedhur liria e votës, do të shkojnë më 26 maj për të protestuar për të larguar ministra që i ka çuar paraja e drogës."
Duke iu referuar videopërgjimit të publikuar nga partia demokratike, ku pretendohet përfshirja në trafik droge e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhaferri tha se ai ishte provë e lidhjes me krimin.
Sipas Xhaferrit, Partia Socialiste ka njerëz me integritet për këto pozicione të rëndësishme, por sipas tij Rama i ka duart e lidhura për të bërë një zgjedhje të tillë.
Ferdinand Xhaferri: "Ne mendojnë se koha e llogaridhënies sipas modelit të Edi Ramës ka mbaruar që nga data 26 maj fillon koha e llogaridhënies sipas vullnetit të qytetarëve shqiptarë."
Deputeti Bylykbashi dhe kryedemokrati i Durrësit u kërkuan qytetarëve që të organizohen dhe ti bashkohen asaj që opozita e quan betejë kundër keqqeverisjes sipas tyre të qeverisë Rama.
Partia Demokratike e Durrësit ka nisur rioganizimin nën drejtimin e Ferdinand Xhaferrit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhaferri-e-bylykbashi-ftojne-qytetaret-e-durresit-ne-protesten-e-26-majit