Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Federata Evropiane i ka dhënë besimin Atletikës shqiptare për të organizuar për të gjashtin vit rradhazi turneun ndërkombëtar.
Këtë të enjten në pistën e Stadiumit Kombëtar ?Elbasan Arena? do të garojnë 140 sportisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Armenia, San Marino dhe Italia në 8 disiplina të ndryshme.
"Prezenca e presidentit të atletikës është shumë domethënës dhe që mbështet aktivitetin, promovon atletikën shqiptare, promovon atletikën ballkanike".
Rekordmeni europian në atletike, njëkohësisht edhe President i Federatës së Atletikës Armene, Robert Emmian u shpreh se atletët shqiptarë kanë bërë progress ndër vite.
"Organizimi i këtij turneu nga Federata Shqiptare është në nivele të larta për sa i përket atletëve shqiptarë fal punës së tyre kanë ardhur në rritje profesionalisht."
Shqipëria do të përfaqësohet me rreth 40 atletë, ku nuk do të mungojnë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, kampioni i Europës dhe Ballkanit në kërcim për së gjati.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turneu-nderkombetar-i-atletikes-emmain-atletet-shqiptare-kane-pesuar-rritje-profesionalisht