Rudina/ Ushimet qe duhet te shmangin personat qe agjerojne (22.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-22

Views 1

Prej mesit të muajit Maj besimtarët myslimanë kudo në botë kanë nisur Argjërimin për muajin e Ramazanit.
Në mesin e shumë besimtarëve të cilët zgjedhin të agjerojnë, ka dhe nga ata që vuajnë nga problematika si nga ulçera apo gastriti.
Për të folur lidhur me këto problematika ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, mjekja e përgjithshme Areti Pojani. Gjatë emisionit Pojani tregoi edhe për ushimet që duhet të konsumojnë dhe ato që duhet të shmangin personat të cilët agjerojnë.
Sipas saj ushqimet të cilat duhet të shmangni janë:
-Ushqimet e skuqura
-Ushqimet me përqindje të lartë aciditeti
-Ushqimet pikante
-Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri
-Duhani, etj
?Duhet të hani shpesh, nga pak dhe ushqime të shëndetshme?, shtoi Pojani.
Ushqimet të cilat duhet të konsumoni:
-Ushqime që treten më avash se të tjerat
-Ushqime që përmbajnë fibra, magnezium ose kalçium
-Banane
-Ushqime të gatuara në grill ose zgarë.

Share This Video


Download

  
Report form