Me kërkesë të bashkive, qeveria ka vendosur që të shtyjë taksën e re të pronës. Zbatimi ishte parashikuar që të niste nga muaji Prill i këtij viti, por është shtyrë për në fillim të vitit të ardhshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur sot se periudha deri në fillim të vitit të ardhshëm do të shërbejë i lejon njësive vendore që të përgatiten.
Periudha deri në janar të 2019 është lënë si periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore që të përgatiten mirë, në mënyrë që në 1 janar 2019, të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës
Arben Ahmetaj