Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ambasadorët dhe ish-Ministrat e Jashtëm themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, i cili ka si objekt analizën e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe kontribut në përmirësimin e strategjive diplomatike të vendit tonë. Në mbledhjen e tij të parë, Bordi themelues zgjodhi Besnik Mustafajn si Presidet të organizatës.
24 diplomatë themeluan Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Kjo iniciativë bashkoi personalitete të diplomacisë që në vite kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkomëtare ndër vite për vendin tonë.
Në mbledhjen e tij të parë, Bordi zgjodhi President Besnik Mustafaj, i cili u shpreh se kjo organizatë ka për të vënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm.
Mustafaj: Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë u themelua pikërisht me qëllimin e mirë për të dhënë përvojën e çmuar të këtyre personaliteteve në shërbim të kauzës së integrimit të pakthyeshëm. Ky Këshill, do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe vetëm në shërbim të interesave kombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-diplomatet-shqiptare-themelojne-keshillin-e-ambasadoreve