Orë të tëra pritje në kufi për kalimtarët, skaner edhe për makinat e vogla

RTV KLAN 2018-05-21

Views 0

Kakavijë- Nëse pritje në pikën kufitare të Kakavijes deri dje i faturoheshin palës greke qe punonte me pak sportele, tashmë eshte pala shqiptare ajo që po shkakton rradhë.

Ne këtë pikë kufitare prej disa ditesh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda te transportit të mallrave, por edhe mjete e vogla të qytetarëve. Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte levizjen, por në fakt po ndodh e kundërta.

Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimitë pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë. Kurse qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi.

Nga ana tjetër autoritetet të policisë vendore dhe ato doganore e cilësojnë këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës. Kjo pranohej dhe kishte kuptim per transportuesit masiv të mallrave, por për automjetet private udhëtarët e shohin si veprim të pakuptimtë. Në një kohë që nga pala greke kjo nuk po ndodh.

Share This Video


Download

  
Report form