Report TV - 'Trafikant, bixhozxhi dhe problematik'/Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin 'Babalen'

Report TV 2018-05-21

Views 2

?Dëshmitari X?, apo Albert Veliu personazhi i përgjimit të publikuar nga PD është një personazh i njohur në qytetin e Vlorë. Ata e tregojnë ?Babalen? si një person të përfshirë në trafiqe, problematic në qytetin e Vlorës dhe të zhytur në borxhe në shumë biznese në qytetin bregdetar.

Përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe tek qytetarët vlonjatë, të cilët i njohin edhe personazhet e përfshira në këtë debat.

Ata nuk shprehen të habitur për këtë situatë, por e cilësojnë gjithçka të inskenuar politiksht duke përdorur personazhe të dënuar për trafik droge për të sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Disa prej të intervistuarve, e njohin nga afër ?Dëshmitarin X?, Albert Veliu. Teksa e cilësojnë si llumin e shoqërisë vlonjate, ka edhe nga ata që shprehen se Veliu u ka borxhe në bizneset e tyre dhe se ai njihet në qytetin e Vlorës si kontigjent kriminal.

Këto nuk janë opinionet e vetme. Ka pasur edhe nga ata qytetarë që nuk e njohin nga afër ?Dëshmitarin X?, por në opinionin e tyre e cilësojnë të gjithë ngjasjen si të inskenuar për kredo politike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS