Pas Komisionit të Ligjeve, debatet e forta kanë përfshirë edhe Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka paralajmëruar një tjetër përgjim nga PD për Agron Xhafajn.
Noka e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t?iu hedhur hi syve njerëzve
Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t?u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin
Flamur Noka, deputeti i PD
Në përgjigjen e tij, kreu i komisionit, Erjon Braçe, i ka thënë se opozita mund ta marrë pushtetin me dhunë, duke i kujtuar vitin 1996.
Bujrum, merreni me dhunë pushtetin, si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin.
Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë