Pavarësisht se ligji parashikon trajtim të diferencuar të mbetjeve spitalore, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Pogradec, dëshmon qartë se ky kriter nuk respektohet. Spitali, qendrat shëndetësore, klinikat mjekësore private apo edhe klinikat dentare janë prodhuesit kryesorë të këtyre mbetjeve, të cilat depozitohen së bashku me mbetjet e tjera të Pogradecit në zonën e njohur si Përroi i Shtogut. E pavarësisht ligjit, gjithçka duket e qartë: mbetjet spitalore kthen në ushqim për derrat apo edhe shpendët e tjera duke shkaktuar një skandal mjedisor.